image PSG tregon se a janë të interesuar ende për Lionel Messin

Futboll

PSG tregon se a janë të interesuar ende për Lionel Messin

news image

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka folur për rinovimin e kontratës me Mbappen dhe Neymarin.

Po ashtu, Leonardo foli edhe për transferimin e mundshëm të Messit, transmeton Sinjali Sport.

Ne vetëm duhet të gjejmë një marrëveshje midis dëshirave dhe kërkesave të tyre dhe pritjeve dhe mjeteve tona aktuale. Nuk ka të bëjë me lutjen e tyre për të qëndruar por që ata janë të bindur të qëndrojnë. Ne flasim shpesh dhe kam një ndjenjë të mirë për këtë“, tha Leonardo për Mbappen dhe Neymarin.

Kurse, në lidhje me transferimin e mundshëm të Messit, Leonardo tha se futbollistët e mëdhenj janë gjithmonë në listën e klubit të tyre.

Lojtarë të mëdhenj si Messi janë gjithmonë në listën e PSG-së, por tani nuk është koha për të folur ose ëndërruar për këtë“, deklaroi Leonardo.

/Sporti në Sinjali/