image PSG publikon listën e 22 lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Club Brugge, rikthehen Messi e Neymar

Futboll

PSG publikon listën e 22 lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Club Brugge, rikthehen Messi e Neymar

news image

Nesër përballen Club Brugge dhe PSG, në fazën e grupeve, e vlefshme për Champions League.

PSG është mysafire e Club Brugge nesër nga ora 21:00.

‘Parisienët’ hyjnë shumë të motivuar në këtë edicion të ri të Ligës së Kampionëve, pasi kanë bërë shumë përforcime dhe synojnë triumfin në fund.

Gjiganti francez tashmë ka publikuar listën e 22 futbollistëve të ftuar për ndeshjen e nesërme.

Në listë bëjnë pjesë Leo Messi, Neymar JR e Kylian Mbappe, ndërsa mungon i lënduari Sergio Ramos që ende nuk ka arritur të debutojë.

Kjo është lista e plotë e futbollistëve të ftuar nga Paris Saint-Germain.

/Gazeta Sinjali Sporti/