image PSG mposhtë me rikthim Saint Etienne, Messi hat-trick me asistime

Futboll

PSG mposhtë me rikthim Saint Etienne, Messi hat-trick me asistime

news image

Paris Saint-Germain vizitoi Saint Etienne në xhiron e 15-të të Ligue 1, shkruan Sinjali Sport.

Skuadra nga kryeqyteti francez fitoi me rikthim, pasi ishin në disavantazh 1-0, ata përmbysen rezultatin në 1-3.

Denis Bouanga kaloi vendasit në avantazh, por mysafirët më pas patën radhën duke i shënuar tre gola me Marquinhos dy herë dhe Di Marian, që të tre golat e asistuar nga Leo Messi.

Kryeqytetasit francez mbajnë kreun e tabelës me 40 pikë, përderisa vendasit me 12 pikë në vendin e 12-të.

Sot debutoi Sergio Ramos për mysafirët, duke i kompletuar 90 minutat e parë me parisienët. /Gazeta Sinjali Sporti/