Skuadra e PSG është kualifikuar në finale të Kupës së Francës pasi e ka mposhtur me rezultat 1:5 skuadrën e Lyon.
Të parët që kaluan në epërsi ishin Lyon me anë të Terrier në minutën e 11-të, transmeton Gazeta Sinjali.
Kaq ishte nga skuadra e Lyon. Në minutën e 14-të, Kylian Mbappe barazoi rezultatin dhe e filloi festivalin e golave.
Pastaj në të 64-tën, Neymar nga pika e bardhë kaloi në epërsi PSG-në. Në të 70-tën, Kylian Mbappe doli në skenë duke e ngritur rezultatin në 1:3.
Pastaj në të 82-tën, Sarabia shënoi golin e katërt. Për të përmbyllur këtë festival golash u përkujdes ai që e nisi. Mbappe shënoi golin e tretë personal në këtë ndeshje në minutën e 92-të.
PSG tashmë gjendet në finale dhe atje e pret fituesin e ndeshjes St.Entienne-Rennes./Gazeta Sinjali/