image PSG e fiton Superkupën e Francës

Futboll

PSG e fiton Superkupën e Francës

news image

Paris Saint-Germain ka triumfuar në ndeshjen finale në Superkupën e Francës, shkruan Sporti në Sinjali.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino ka mposhtur Marseillen në finale.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Bollaert-Delelis’ ka përfunduar me rezultatin 2-1.

Mauro Icardi dhe Neymar shënuan golat e fitores për parisienët, kurse Dimitri Payet për Marseillen.

Vlen të theksohet se ky është trofeu i parë i PSG-së nën menaxhimin e Pochettinos, i cili u emërua si trajner në javën e kaluar. /Sporti në Sinjali/.