image PSG do ta lejojë largimin e Neymar këtë verë

Futboll

PSG do ta lejojë largimin e Neymar këtë verë

news image

PSG do ta lejojë largimin e Neymarit këtë verë.

Gazeta franceze ‘FootMercato’ raporton se PSG është e gatshme që ta lë Neymar të largohet gjatë verës.

Vetë presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi vuri dyshime tek e ardhmja e Neymar.

I pyetur nëse Neymar është pjesë e projektit të ri të PSG-së, ai tha: “Nuk mund të flasim për këto tema në media. Disa do të vijnë e të tjerë do të ikin, por këto janë negociata private”, tha ai për mediat spanjolle.

Dhe sipas informacioneve të ‘FootMercato’, dera është vërtet e hapur për yllin brazilian për tu larguar. Ai është pjesë e listës së lojtarëve që nuk do të mbahen nga Luis Campos në rast të një oferte interesante.

Sipas tyre, mbetet për t’u parë nëse do të ketë të interesuar, por paga e tij mbi 30 milionë euro në vit është e vështirë të përballohet për skuadrat më të mëdha europiane, kështu që mund të ketë një telenovelë të re të Neymar këtë verë.

/GazetaSinjaliSport/