image Pse zyrtarët e OBSH-së nuk po e quajnë koronavirusin pandemi globale

Shpjegimi/ Pse zyrtarët e OBSH-së nuk po e quajnë koronavirusin pandemi globale

news image

Zyrtarët shëndetësorë ende nuk e kanë etiketuar shpërthimin e koronavirusit një pandemi.

“Ne jemi në skajin e thikës”, tha Dr. William Schaffner, një specialist i sëmundjes infektive në Qendrën Mjekësore Universitare Vanderbilt dhe këshilltar për Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Ne jemi vërtet në prag”, thotë Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutet Kombëtare për Shëndetin, shkruan CNN.

Të hënën, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se koronavirusi ka potencial pandemik, por nuk është akoma në atë pikë.

Tedros tha se vendimi për të përdorur fjalën pandemi është i bazuar në vlerësime të vazhdueshme të përhapjes gjeografike të virusit, ashpërsisë dhe ndikimit të shoqërisë dhe për momentin nuk po dëshmojnë përhapjen e pakontrolluar globale të këtij virusi.

Ai tha se virusi po prek vendet në të gjithë botën në mënyra të ndryshme dhe kërkon një përgjigje të përshtatur.

Mos harroni: Nuk ka një përcaktim të saktë, matematikor të një pandemie.

Përhapjet karakterizohen si pandemi nga epidemiologët – të cilët akoma nuk janë duke përdorur ende termin.

Kjo për shkak se ata ende kanë parë një transmetim të qëndrueshëm midis njerëzve që nuk kanë udhëtuar së fundmi në Kinë ose kanë pasur kontakte të ngushta me dikë që udhëtoi kohët e fundit në Kinë.