image Pse Zvicra ndërtoi një tren 2 kilometra të gjatë?

Evropë

Pse Zvicra ndërtoi një tren 2 kilometra të gjatë?

news image

Treni më i gjatë i pasagjerëve në botë, i përbërë nga 100 vagona që shtrihen për gati dy kilometra, kaloi dje nëpër peizazhin e mrekullueshëm të Alpeve zvicerane.

Kompania Raetinska pruga RhB njoftoi se theu rekordin botëror për trenin më të gjatë të pasagjerëve në përvjetorin e 175-vjetorit të hekurudhave të famshme zvicerane.

Treni më i gjatë i pasagjerëve që ka udhëtuar ndonjëherë

Treni 1,910 metra i gjatë, i përbërë nga 100 vagonë, udhëtoi nëpër Alpe në kantonin lindor zviceran të Graubuenden.

“Për mua, është thjesht përsosmëri zvicerane”, tha menaxheri ekzekutiv i RhB, Renato Fasciati për portalin zviceran Blick, i cili transmetoi drejtpërdrejt ngjarjen, ndërsa treni i kuq kaloi ngadalë rrugën nëpër rajonin malor.

Edhe pse ka trena mallrash që janë më të gjatë, rreth tre kilometra, ngjarja e së shtunës ishte deri tani treni më i gjatë i pasagjerëve që ka kaluar ndonjëherë.

Ishte disa qindra metra më i gjatë se treni që theu rekordin në Belgjikë në vitet 1990, tha një zëdhënës i RhB për AFP.

Në tren ishin 150 pasagjerë

Me diellin verbues që reflektonte nga çatia e tij e shndritshme, e argjendtë dhe një tabelë dixhitale destinacioni që lexonte “Cruise Alpine”, treni mbante 150 pasagjerë.

Ai mori rrugën spektakolare Spirale Albula/Bernino, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke mbuluar pothuajse 25 kilometra nga Preda në Alvaneu në më pak se 45 minuta.

Pak vende kanë një rrjet hekurudhor aq të dendur sa Zvicra, e cila njihet për trenat e saj të përpiktë.

Linja e parë hekurudhore në historinë e këtij vendi të pasur alpin u hap më 9 gusht 1874, duke lidhur Cyrihun me Baden, 23 kilometra në veriperëndim dhe udhëtimi zgjati 33 minuta.

/GazetaSinjali/