So t gjatë ditës ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla, kanë vizituar pikën e përbashkët kufitare në Morinë ku kanë diskutuar për problemin e pritjes me të cilin po përballën diaspora gjatë udhëtimit në Kosovë.
Derisa kanë folur para mediave për ketë çështje, ata nuk kanë dashur të komentojnë anulimin e mbledhjes së dy qeverive dhe raportin në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama.
Sveçla ka shprehur vullnetin politik që problematika e pritjes së mërgimtarëve të marr fund sa më shpejt.
Ndërsa është zotuar se po punojnë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani në mes dy qeverive.
“Si rezultat i marrëveshjes e keni parë që nuk ka shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë të cilët me targat e këtyre vendeve presin në rend. Vështirësinë që e kemi tash është me mërgatat tona të cilat vijnë qoftë në Kosovë apo Shqipëri për pushimet e tyre, ne kemi vullnetin më të mirë të mundshëm që mërgatave tona tu shërbejmë shpejt me efikasitet dhe po mendojmë disa variante se si të tejkalohen këto vështirësi, zgjidhje ka patjetër që ka vullnet të jashtëzakonshëm politik dhe unë besoj që shumë shpejt do të vërehen ndryshimet….Ka tashmë përmirësime po flasim për zgjidhje tash menjëherë“, theksoi ai.
Teksa u pyet për lirimin e serbëve të cilët shkaktuan trazira me pasoja në veri të vendit javë më parë, Sveqla tha se “këtë takim e prita me knaqësi, takimin e parë mes dy ministrave dhe po flasim për një problematik komplet tjetër. Kam shumë opinon të kualifikuar edhe për këtë çështje të cilat do t’i adresoj në një rast tjetër”.