image Pse tripleta e Interit nuk do të harrohet kurrë?

Futboll

Futboll/ Pse tripleta e Interit nuk do të harrohet kurrë?

news image

Interi në vitin 2010 pati një sezon fantastik duke fituar tripletën e famshme.

Edhe pse kanë kaluar 10 vjet, tifozët e Interit vazhdojnë ta përmendin, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, përse ende tifozët e Interit vazhdojnë ta përmendin? Legjenda e Inter, Dejan Stankovic ka treguar arsyen.

Sipas tij, duke e parë që Juventusi përkundër investimeve të shumta nuk po arrin ta ketë atë sukses të Interit.

“Ato janë dy data të ndryshme. Kampionati i Lazios dhe i Interit ishin dhjetë vjet larg dhe flasim për ndryshimet e futbollit. Lazio i Cragnotti gjithashtu fitoi pak në krahasim me sa të fortë ishim. Mund të kishim bërë më mirë edhe në Ligën e Kampionëve. Me tripletën u shkrua historia dhe me kalimin e kohës kuptoj atë që kemi bërë. Sepse e shihni, Juve një ekip që po investon shumë vitet e fundit, nuk ka qenë në gjendje të përsërisë një gjë të tillë, kështu që fitimi i tripletës mbetet në histori”, thotë Stankoviç për Sky Sports Italia./Gazeta Sinjali/