image Pse Putin nuk e lëvizë krahun e majtë? Zbulohet arsyeja

Botë

Pse Putin nuk e lëvizë krahun e majtë? Zbulohet arsyeja

news image

Vladimir Putin është President i Federatës Ruse që prej 7 majit 2012.

Para se të ngjitej në hierarkinë politike, Putin kishte qenë anëtar dhe shef i shërbimit sekret rus, FSB, organizatës pasardhëse të KGB’së.

Këtë pozitë ai e kishte marrë nga Presidenti Boris Yeltsin më 1998 dhe e kishte mbajtur për një vit.

Duke qenë se Putin i ishte nënshtruar edhe personalisht trajnimeve të spiunazhit në KGB, disa prej shprehive ai nuk i ka harruar dhe i kanë mbetur që atëherë.

Një detaj i tillë ka dalë tash, ku thuhet që Putin ndërsa ecën, nuk e lëviz fare krahun e djathtë, por vetëm atë të majtin.

Kjo, sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, ka të bëjë me shprehinë që i ka mbetur atij që prej kohës së KGB-së, kur agjentët ishin trajnuar për të mbajtur dorën e djathtë afër brezit, pra afër armës, për të reaguar më shpejtë në rast rreziku.

Putin llogaritet si një prej njerëzve më të fuqishëm në botë.

Ai kontrollon gati të gjitha asetet e shtetit të tij, qoftë në nivelin publik apo atë privat, përmes rrjetit të zgjeruar të bashkëpunëtorëve.