Jetë e re, peshë e re! Ju ka ndodhur të dëgjoni (ose provoni) legjendën që thotë se gratë pas martesës shtojnë në peshë? Epo ndodh! Dhe ka plot arsye pse!
Përtacëria të shëndosh
Kjo shihet të ndodhë te gratë e pasura edhe ato të një niveli mesatar. Duke qënë se punësojnë dikë, që merret me kujdesin e shtëpisë, gatimit apo edhe fëmijëve nuk kanë një aktivitet të mjaftueshëm për të djegur kalori.
Mënyra e të ngrënit ndryshon
Shumë gra ndjekin dieta drastike për t’u dukur sa më mirë veçanërisht para dasmës. Pasi gjithçka mbaron dhe nis një jete e re përkrah bashkëshortit, gratë bien në një periudhë rehatie ku e lejojnë veten të llastohen me 2 ëmbëlsira më shumë, një darkë e fuqishme me partnerin, etj.
Shtatzënia
Siç edhe dihet, kur një grua është shtatzënë vetëtrajtohet dhe trajtohet nga familjarët si një princeshë. Kështu ajo nis dhe ha gjithçka pasi “i bën mirë bebit”. Po kështu me ardhjen në jetë të anëtarit më të ri të familjes, gruaja nuk mundet dot të gjejë kohën eduhur për t’u marrë me veten. Kështu kilet vazhdojnë të shtohen e të shtohen.
Drekat/ darkat e shumta me të dashurit e tyre
Veçanërisht kur sapo martohet, çifti ka tendencën të darkojë e drekojë sa më shumë jashtë, ushqim që jo përherë është i shëndetshëm dhe plot me karbohidrate. Pasi janë shtrurar mirë e mirë, ju ndodh të shkojnë në shtëpi e të flenë duke favorizuar dhjamosjen.
Llastimet që i bën partneri
Fatkeqësisht jo çdo grua arrin të martohet me shpirtin e vërtetë binjak. Por të gjitha fatlumet që munden përkëdhelen nga bashkëshorti me lloj lloj ushqimesh që i shtyjnë të shtojnë kile. Dhe që ti sigurisht nuk mund t’u thuash: Jo./Gazeta Sinjali/