image Pse kinezët po strehohen nëpër bunkerë?

Botë

Pse kinezët po strehohen nëpër bunkerë?

news image

Kinezët po strehohen nëpër bunkere, jo nga sirenat e alarmit të luftës por për tu ruajtur nga vala e të nxehtit me të cilën po përballen këto ditë.

Banorët në jugperëndim të Kinës po marrin masa për t’u përballur me një valë rekord të të nxehtit për shkak të temperaturave që i kalojnë 40 Gradë Celcius.

Ata janë detyruar të futen në bunkerë të nëndheshëm dhe restorante brenda shpellave në përpjekje për tu fshehur nga nxehtësia.

Vala e zgjatur e të nxehtit ka shkaktuar një thatësirë të rëndë në Kinë.

Disa stacione treni në provinca zvogëluan ndriçimin për të kursyer energjinë elektrike, me foto dhe video në mediat sociale që tregojnë njerëz të ulur në vagonë me dritë minimalistë në Chongqing dhe duke ecur nëpër rrugë të errëta.

Për të ruajtur energjinë, zyrave qeveritare në Sichuan thuhet se iu kërkua të mbajnë nivelet e ajrit të kondicionuar jo më të ulët se 26 Gradë Celcius, ndërsa autoritetet Chongqing urdhëruan firmat industriale të kufizojnë prodhimin deri të enjten.

Administrata meteorologjike tha se moti i nxehtë pritet të vazhdojë për të paktën tre ditët e ardhshme në zonë, si dhe në provincat përreth qendrës tregtare Shangai.

Por nuk është vetëm Sichuan që është prekur  me më pak reshje shiu që rrjedhin në lumin Yangtze të Kinës, veçanërisht në digën e Tre Grykave, nivelet e ujit kanë rënë dhe energjia është kufizuar në qytete të ndryshme në Kinë.


/GazetaSinjali/