image Konfirmohet alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Politikë

Konfirmohet alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës

news image

Gazeta Sinjali pak çaste më parë raportoi për një alarm me bombë të ngritur në Aeroportin e Prishtinës.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali theksuan se personat brenda në Aeroport tashmë ishin evakuuar dhe se Policia kishte arritur në vendin e ngjarjes.

Lajmi tani është konfirmuar edhe nga zëdhënësja për informim e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente jane involvuar ne detyrat dhe pergjegjesite e caktuara”, ka shkruar ajo në Facebook.

Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/