image Pse kandidati i Nismës Ilmi Tahiri, po ua kërkon votën më 14 shkurt

Pse kandidati i Nismës Ilmi Tahiri, po ua kërkon votën më 14 shkurt

news image

Ilmi Tahiri nga Nisma Socialdemokrate, garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me numër 68.

Tahiri, thotë se si një ish-mësimdhënës, do të kontribuojë për një të ardhme të ndritur.

Thirrja e kandidatit Ilmi Tahiri:

Unë i varfri ish-mësimdhënës dhe poet

I varfër  jam edhe tani, i njëjti edhe si kandidat për deputet, por një shpirtmadh, atdhedashës për popull edhe për shtet.

Populli im i dashur,

Sot kur bëj fushatë i kam vetëm dy euro të mbetura në xhep edhe ato të huazuara dje nga një mik kandidat për deputet, sot jam edhe pa drita edhe pa rrymë  se më shkëputi  kompania KEDS, që operon në shtet.

Unë kështu bëj fushatë edhe garë të pastër, i varfër kërkoj derë më derë votëbesimin tuaj.

Por unë nuk kandidoj që të më pasuroj pozita dhe pushteti.

Por të jap dijen, kontributin tim për ligj, rend, popull dhe shtet.

I varfër le të jem edhe nëse bëhem deputet në Kuvend o popull.

Zotit i lutem që të më jap mundësi që këtij populli dhe vendi t’i jap gjithë dijen time  për të mbrojtur ligjin, popullin, kushtetutën, vlerat dhe shtetin.

Nuk dua pushtet por dua të punoj për popull edhe shtet.

Me dashuri, vendosmëri, dije, ligj edhe drejtësi siç kam punuar si ish-mësimdhënës  ndër vite edhe sikur që me penën time kudo në botë lartësoj komb, atdhe, vlera dhe shtet.

I varfër le të mbetem edhe nëse vij në pushtet.

Nuk më duhet pasuria kur populli im vuan nga mjerimi  që isha, jam mes jush i njëjti sot edhe vet.

Le të kem pasuri sa të jetoj   njësoj sikur populli im i përvuajtur, e jo si lider në pushtet.

Populli im i dashur më përkrahni, më mbështetni që të punoj për ju edhe për shtet.

Voto deputetin tuaj të ditur,  të pastër e që përjetoi padrejtësi, persekutim, përndjekje, vuajtje, sfida, mjerim edhe të uritur.

Voto birin tuaj popull i dashur  që me dije zërin guximin e tij do të ndalë gjithë të ligat që këtë popull edhe shtet që moti e kanë goditur.

Njeriun që sfidat e jetës rëndë e kanë sfilitur por kurrë nuk më kanë mundur por më kanë forcuar, lartësuar edhe ngritur.

Mirënjohës secilit prej jush për mbështetjen që do më jepni më 14 shkurt me votëbesimin tuaj të lirë.

Kosova është shteti ynë. Bashkë të gjithë le ta bëjmë më të fortë, më të lulëzuar dhe më të mirë.

Me dashuri, punë, nder, ligj dhe  pastërti  të lumtur, të gëzuar, tani dhe tutje do të na buzëqesh e ndritura ardhmëri.

Voto Ilmi Tahirin, 68.

/Gazeta Sinjali/