Gjatë ditës së sotme disa vende janë përballur me mungesë të energjisë elektrike, raporton Sinjali.
Zyrtarë nga KEDS-i kanë thënë se reduktimet po ndodhin për shkak të prishjeve.
“Në Podujevë bëhet fjalë për një kabllo nëntokësore e cila është prishur nga mëngjesi, ekipet janë në terren për ta rregulluar problemin, por se nuk kanë orar të caktuar se kur do të arrihet sanimi meqë prishja është e madhe”, kanë deklaruar nga KEDS.