image Pse duhet të ndaloni së përdoruri Messengerin e Facebookut

Aplikacione

Pse duhet të ndaloni së përdoruri Messengerin e Facebookut

news image

Nëse jeni një nga 1.3 miliardë përdoruesit e Messengerit, paralajmëron media e Amerikës së Veriut, një problem i ri dhe serioz mund t’ju bindë ta braktisni atë.

Kjo vjen si pasojë e shumë ngjarjeve negative (marrëdhënie me administrimin e dobët të publikut dhe komunikim shumë i dobët) e madje debakli i WhatsAppit ka bërë që mijëra përdorues të përdorin vetëm Signal ose Telegram këto ditë, shkruan Forbes, transmeton Gazeta Sinjali.

Mbrojtja kryesore e Whastappit kur diskuton mbi politikat e saj të privatësisë është se nuk mund të shohë mesazhe private. Por nëse jeni një përdorues i Messengerit, vini re, nuk jeni aq me fat.

Një ilustrim perfekt i një mosrespekti të Facebook Messengerit për privatësinë doli në dritë kur studiuesit e sigurisë kibernetike Tommy Mysk dhe Talal Haj Bakr zbuluan një vit më parë që aplikacioni po shkarkonte bashkëngjitjet private të dërguara midis përdoruesve në serverat e vet, si dhe lidhje me skedarët dhe faqet e internetit të përbashkëta.

Bazuar në analizën e tyre, kjo nuk duhet të merret si e mirëqenë: fakti që ne mund të telefonojmë dhe dërgojmë mesazhe nga kudo në botë, të sigurt nga sondat e rrjetit qeveritar dhe aktorët e këqij është një avantazh i madh.

/Gazeta Sinjali/