image PSD thirrje Kuvendit: Mos e votoni ligjin për inspektimin administrativ - Sinjali

PSD thirrje Kuvendit: Mos e votoni ligjin për inspektimin administrativ

news image

Nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati, gjatë një konference të sotme për media foli lidhur me projektligjin për inspektime të propozuar nga Qeveria e Kosovës, duke thënë se qasja e kësaj të fundit është shqetësuese sepse me anë të këtij ligji synohet që të vendoset mbikëqyrje dhe kontroll aty ku nuk ka kompetencë.

“Synimi është që t’i nënshtrojë dhe disiplinojë zyrtare të administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura, ku ata do të mund t’i nënshtrohen inspektimit administrativ e pastaj ajo vazhdon me gjobë dhe shumë çështje tjera që normalisht në vende demokratike janë mandat kompetence e sistemit të drejtësisë dhe deri në njëfarë mase të eprorëve ose departamenteve që ata punojnë”, tha ai.

Gjithashtu është edhe ligji për inspektime, ku Qeveria ka synim ta centralizojë kontrollin dhe ndikimin. Pra përmes të këtyre dy ligjeve, njëra e rrit kontrollin dhe ndikimin te zyra e kryeministrit ku ata kanë mandat të inspektojnë dhe kontrollojnë shumicën e fushave dhe në tërë territorin e Kosovës, që normalisht sipas rregullativës në Kosovë është që shumica e tyre janë kompetenca vetanake të Komunës. Pra Komuna duhet të ketë kompetenca të plota dhe ekskluzive në veprimtari të caktuara që ta bëjë inspektimin. Ndërsa me këtë ligj, është një tendencë që të vendosin një mbikëqyrje dhe kontroll edhe pranë kësaj agjencie që është në kuadër të zyrës së kryeministrit”, deklaroi Kastrati.

Ai po ashtu i bëri apel asociacionit të komunave dhe komunave në veçanti që të merren me këtë çështje dhe të iniciojnë pranë Gjykatës Kushtetuese që të mos lejojnë t’i ndërhyjnë në kompetencat e tyre si dhe si PSD e ftoi Kuvendin të të mos e votojë ligjin për inspektimin administrativ ose që Qeveria të tërhiqet fare nga ky ligj, sepse sipas tij, një qasje dhe pushtet i tillë çdo kund në botë ka treguar që mund të behet veç në sistem ose një pushtet autoritar, dhe jo një pushtet i cili ka synim afirmativ për zhvillimin e demokracisë dhe shoqërisë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin