image PSD me aksion te kisha: “Simboli i Shovinizimit bëhet foltore, bekoi Albin Kurti"

Politikë

PSD me aksion te kisha: “Simboli i Shovinizimit bëhet foltore, bekoi Albin Kurti”

news image

Partia Socialdemokrate ka nisur aksionin te Kisha që gjendet në oborrin e Universitetit të Prishtinës, ku aktivistët kanë shkruar në muret e kësaj kishe mbishkrimet “Simboli i Shovinizmit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa në dyert e kësaj kishe, aktivistët kanë shkruar mbishkrimin “Simboli i Shovinizmit bëhet foltore. Bekoi: Albin Kurti”.

Ky aksion është ndërmarrë pas liturgjisë që kanë mbajtur serbët dje në këtë kishë.

Aktivisti i PSD-së Zgjim Hyseni ka thënë se ky aksion nuk ka të bëjë me urrejtje fetare dhe ndëretnike, por duhet pasur parasysh se ky objekt i kujton njerëzve ditët më të vështira që i ka kaluar.

“Dje në mes të Prishtinës u mbajt një liturgji fetare para hundës së institucioneve. Institucionet thanë që nuk e kemi ditur për diçka të tillë, e nëse është kështu atëherë të gjitha organet duhet dhënë dorëheqje sepse nëse mund të ndodhë kjo në mes të ditës, midis Prishtinës, nuk jemi të sigurt”, tha Hyseni.

Sipas tij, krejt kjo po ndodhë në kontekstin e dialogut që do të zhvillohet, dhe se liturgjia e djeshme nuk është thirrje për paqe dhe bashkëjetesë.


/GazetaSinjali/