image PSD-ja fillon fushatën me programin e ri “Bazë”, Molliqaj tregon zgjidhjen e problemeve

Politikë

PSD-ja fillon fushatën me programin e ri “Bazë”, Molliqaj tregon zgjidhjen e problemeve

news image

Partia Socialdemokrate ka filluar fushatën me programin e ri “Bazë”, me ç’rast kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka mbajtur konferencë për medie.

Molliqaj, duke prezantuar programin e ri të kësaj partie tha se në Kosovë gjithmonë është lënë të kuptohet se problemi kryesor i zhvillimit ekonomik kanë qenë probleme të individëve apo partive, mirëpo sipas tij, problem i gjithë kësaj kanë qenë modelet ekonomike.

“Jemi këtu për me paraqit “Bazën” i cili është programi jonë për shumë fusha të rëndësishme. Ka vite në Kosovë që vazhdimisht është lënë me u kuptuar se problemet në ekonomi, mirëqenie e zhvillim janë probleme të individëve apo të partive. E vërteta është që problemi ka qenë modelet ekonomike të zhvillimit dhe mirëqenies, pra modelet kanë qenë gabim”, tha Molliqaj.

Po ashtu Molliqaj shtoi se problemi kryesorë në Kosovë nuk është korrupsioni, por shpërndarja e të mirës publike.

“Projekti tjetër i rrejshëm, pra që ishte korrupsioni. Thua se problemi kryesorë i Kosovës është korrupsioni, korrupsioni s’po na len me pa dritë, s’po lenë zhvillim edhe kjo po de pra që është e pa vërtet sepse gjendja e njerëzve në Kosovë nuk po ndërron. E vërteta sipas nesh për problemet që i ka Kosova janë që shpërndarja e të mirës publike është e pa drejtë”, tha ai.

Molliqaj shtoi se partia e cila e udhëheq gëzon simpatinë më të madhe në Kosovë, duke shtuar se PSD-ja është subjekti politik që ka anëtarësime më së shumti, raporton EO.

“Jemi subjekti i cili ka simpati shumë të madhe e cila për çdo ditë po shndërrohet në strukturim dhe anëtarësim. Jemi subjekti qe ka më së shumti anëtarësime brenda ditës e brenda javës”, tha Molliqaj.

Donjeta Demolli, anëtare e PSD-së tha se njëra nga pika që kjo parti prezanton në këtë program është paga universale nga e cila do të përfitojnë secili qytetarë nga 60 euro pa kushtëzime.

“Janë mbi 23 për qind  e qytetarëve që jetojnë me më pak se dy euro në ditë, e mbi 24 mijë familje jetojnë nga skemat sociale”.

“Ne si PSD prezantojmë pagën universale bazë të pa kushtëzuar për secilin qytetarë pa kushtëzim prej 60 euro në muaj. Kjo sepse qytetari i Kosovës nuk është vetëm subjekt juridik”, tha ajo.

/GazetaSinjali/