image PSD-ja e gjuan Kurtin me qershi, ai tenton të mbrohet me çadër (VIDEO)

Politikë

PSD-ja e gjuan Kurtin me qershi, ai tenton të mbrohet me çadër (VIDEO)

news image

Anëtarë të Partisë Socialdemokrate kanë hedhur qershi në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Para pjesëmarrjes së tij në prezantimin e buxhetit në Prishtinë, kreu i Qeverisë është përballur me anëtarët e PSD-së, të cilët i kanë hedhur atij qershi të prishura për “t’i ngrënë”, duke aluduar se kreu qeveritar ka ndryshuar fjalët në arritjen e marrëveshjes për targa me Serbinë.

Aktivistët gjatë kësaj kohe brohoritnin “Tinzar, mashtrues, haji qershiat”.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, para mediave ka thënë se aksionet e tyre nuk do të ndalen.

“Natën ka nënshkruar marrëveshje vartësi i tij i cili ka pranuar krejt marrëveshjet që i kemi kundërshtuar së bashku dhe të cilat janë të dëmshme për Kosovën. Fakt që kryeministri i Kosovës tenton të hyjë fshehtas në një takim publik me Polici të Kosovës, tregon çfarë marrëveshje ka bërë dhe sa të dëmshme ka qenë. Aksionet tona nuk do të ndalen, pasi këto marrëveshje janë të dëmshme”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/