image PSD: Gjykata Speciale duhet të zhbëhet nga institucionet e Kosovës - Sinjali

PSD: Gjykata Speciale duhet të zhbëhet nga institucionet e Kosovës

news image

Partia Socialdemokrate, ka reaguar pas shpalljes së dënimit nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të cilët u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim.

PSD thonë se aktgjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt, nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë e as me të vërtetën.

Asnjëra nga këto nuk mund të vijë nga Gjykata Speciale. Kjo Gjykatë është bërë për ta dënuar UÇK-në“, thuhet në reagimin e PSD-së,

Kjo parti ka bërë thirrje se nëse Gjykata Speciale është e Kosovës, atëherë ajo duhet të shpërbëhet nga institucionet e Kosovës.

Nëse nuk është e mundur, duhet ta trajtojmë si invazion institucional”, thuhet në komunikatë.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: