image Provokimi që Ronaldo ia bëri njeriut të Ramës e detyron kryeministrin të ndërhyjë

Futboll

Juventus/ Provokimi që Ronaldo ia bëri njeriut të Ramës e detyron kryeministrin të ndërhyjë

news image

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka provokuar personin që po filmonte takimin e tij me dy fëmijët shqiptarë që shpëtuan nga tërmeti duke u hedhur nga dritarja.

Teksa Ronaldo po firmoste bluzën e tij dhe t’ja jepte tifozit të vogël Aurel Lalës, pa kamerën që e filmonte gjithë kohës, ndërsa ishin live në facebook-un e kryeministrit Edi Rama.

“Të pëlqen të filmosh?”, e pyet Ronaldo personin që ndodhej pas kamerës dhe fillon të qeshë.

“Po…”- përgjigjet vetë Rama si për të mbyllur bisedën dhe të gjithë fillojnë të qeshin.

S’dimë të themi se kush ishte personi që qëndroi pas kamerës, por ky u duk si një flirt. Gjithsesi dy fëmijët janë emocionuar teksa kanë marrë bluza nga futbollistët me autografët e tyre.