Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për Valaçin.
Vela ka shpërndarë një hartë e sistemit transmetues të energjisë elektrike përbrenda Kosovës, në të cilën figuron edhe Valaçi i Gazivodës.
“Zyrtarët e qeverisë së Serbisë po përhapin informacione të rreme dhe po kërcënojnë se do të përdorin forcën, duke pretenduar se Valaçi është aset i tyre. Është e qartë se nuk është. Është e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.
Vuçiq deklaroi dje se Prishtina po e zgjedh momentin se kur do ta pushtojë nënstacionin e Valaçit. Kjo, sipas tij, po bëhet nën pretekstin për tarifim të energjisë elektrike në veri të Kosovës. /GazetaSinjali/