image Vuçiq: Kosova po pret momentin që ta vendosë nën kontroll trafostacionin e Valaçit në veri

Rajon

Vuçiq: Kosova po pret momentin që ta vendosë nën kontroll trafostacionin e Valaçit në veri

news image

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Prishtina po e zgjedh momentin se kur do ta pushtojë nënstacionin e Valaçit. Kjo, sipas tij, po bëhet nën pretekstin për tarifim të energjisë elektrike në veri të Kosovës, ku serbët përbëjnë shumicën.

Ai ka thënë se pret që kjo të ndodhë pas datës 6 nëntor për shkak të qëndrimit ndaj KOSTT-it.

“Unë thashë që është e mundur që kjo do të ndodhë nga 6 nëntori, shkaku i qëndrimit të operatorëve atje, duke kërkuar arsye për pagesën e rrymës në veri. Këtë unë gjithsesi do ta shfrytëzoj në një moment të caktuar për të arritur qëllime politike që s’kanë të bëjnë me energji”, tha ai.

Vuçiq tha se Prishtina do ta zgjedhë momentin, por që shpreson të mos e bëjë atë.

/GazetaSinjali/