image Provimi pranues në UP mbahet nën erën kundërmuese të gëlqeres

Arsim/ Provimi pranues në UP mbahet nën erën kundërmuese të gëlqeres

news image

Objekti i Fakultetit Filologjik në Universitetin e Prishtinës nuk ka përfunduar ende renovimet. Studentët e Filologjisë sot mbajtën provimin pranues për studimet master në sallat e fakultetit që kundërmonin nga era e ngjyrës së mureve.

Profesorët dhe studentët janë të shqetësuar nga kjo gjendje pasi që sipas tyre era e ngjyrës së mureve po i pengon në koncentrim gjatë provimeve.

Gjatë gjithë kohës sa studentët ishin në pushim nuk ishte bërë asnjë përpjekje për renovimin e hapësirave të fakultetit./Gazeta Sinjali/