Koreja e Jugut ka ‘ndalur’ vetëm për një ditë, për të mos shqetësuar qindra mijëra gjimnazistë gjatë provimit të pranimit në universitete, konsideruar si dita më e rëndësishme e rinisë së tyre.
Nxënësit përgatiten gjatë gjithë vitit për këtë provim, që zgjat një ditë të tërë, i cili mund t’u hapë dyert për në institucionet më me emër të vendit dhe që është vendimtar për karrierën e tyre, nivelin e të ardhurave, madje edhe për perspektivën për t’u martuar.
Për të kufizuar rrezikun e një trafiku të rënduar dhe për t’u mundësuar 550 000 nxënësve të shqetësuar për të qenë në orar, administratat, kompanitë dhe vetë bursa koreano-jugore e shtynë me një orë hapjen e tyre.
Policia mobilizoi automjete të shumta për të ndihmuar nxënësit që të shkojnë në orar në njërën prej 1 185 qendrave të provimit.
Nëpër aeroporte, uljet dhe ngritjet e avionëve u pezulluan për 35 minuta, në kohën kur bëhej testi me dëgjim në gjuhën angleze.
Cdo mjeti në ajër iu ndalua zbritja nën 3 000 metra lartësi.