image Protestuesit pro pavarësisë i “vënë zjarrin” Barcelonës

Botë

Botë/ Protestuesit pro pavarësisë i “vënë zjarrin” Barcelonës

news image

Në Barcelonë mbrëmë ka qenë një natë e dhunshme, ku qindra mijëra persona morën pjesë në një protestë tjetër për pavarësinë e rajonit të Katalonisë.

Sipas organizatorëve mbi 350 mijë persona ishin të pranishëm në protestën e radhës në Barcelonë, e cila kulmoi me përleshje të ashpra me forcat e policisë.

Njerëz të përgjakur dhe barrikada në zjarr u panë në qendrën e qytetit turistik, i cili prej 14 tetorit është kthyer në një qendër protestash nga mbështetësit e pavarësisë.

Gjashtë persona u dërguan në spital për të marrë ndihmë të parë pas përplasjes së dhunshme me forcat e policisë.

Protestat në Kataloni u kthyen pas vendimit para disa ditëve të Gjykatës së Lartë spanjolle, e cila vendosi dënime të gjata me burg për ish drejtuesit e rajonit për rolin e tyre në organizimin e referendumit pro pavarësisë.