image Protestojnë punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizikë të UP-së

Kosovë

Pakënaqësi/ Protestojnë punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizikë të UP-së

news image

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot do të protestojnë sërish për shkak të pagës së ulët.

Ashtu si edhe në të kaluarën protestuesit do të mblidhen para Rektoratit të UP-së.

Ata do të përsërisin kërkesën që paga e tyre të jetë 350 euro.

Protesta do të mbahet prej orës 10:00./Gazeta Sinjali/