image Protestojnë punëtorët e Telekomit

Kosovë

Protestojnë punëtorët e Telekomit

news image

Punëtorët e Telekomit do të mbajnë një protestë një orëshe para objekteve kryesore të Telekomit në të gjitha qendrat e Kosovës.

Protesta do të nis në ora 11:00.

“Javët e fundit ka qenë të renda për Telekomin e Kosovës dhe për neve si punonjës. Fillimisht, janë bllokuar xhirollogaritë dhe me datën 29.10.2020 janë tërhequr të gjitha mjetet financiare nga ish kompania Dardafon dhe zhvatësi, oligarku 10 vjetar Blerim Devolli dhe përmbaruesi Ilir Mullhaxha”, thuhet në njoftim.

FSP-PTK thotë se ka marrë përkrahje edhe nga sindikata e Postës së Kosovës, FSP-Elektrokosova, dhe sindikata e re e KEK-ut.

“Nesër nuk merren parasysh kërkesat e FSP-PTK te cilat janë bere te qarta me dt;29.10.2020 protestat dhe grevat do te vazhdojnë sipas paralajmërimeve”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/