Sot, duke filluar nga ora 10:00, banorët e fshatrave të Komunës së Shtërpcës do të bllokojnë rrugën Brezovicë – Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.
Arsyeja e kësaj proteste, sipas rrjetit të OJQ-ve “Avonet”, është gjendja e keqe e rrugës, e cila nuk po rregullohet nga operatori ekonomik, i kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës.
Protesta do të mbahet sot, nga ora 10:00 deri në orën 11:00 tek vendi i quajtur “Ura e Haxhisë”./Gazeta Sinjali/