image Protestë para qeverisë në Mal të Zi, kërkohet largimi i Abazoviqit

Rajon

Protestë para qeverisë në Mal të Zi, kërkohet largimi i Abazoviqit

news image

Disa qytetarë në Mal të Zi kanë protestuar para ndërtesës së qeverisë, për të kërkuar largimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq.

Ata i dhanë mbështetje lidershipit aktual të kryeministrit Zdravko Krivokapiq, shkruan Vijesti.me.

Protesta ka zgjatur rreth një orë, ndërsa është paralajmëruar se tubimi do të mbahet edhe nesër në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend në Podgoricë, si dhe në qytetet e tjera.

Njoftimi për tubimin e sotëm është shpërndarë përmes rrjeteve sociale, por nuk dihet se kush është organizatori. Sipas “Vijesti”, tubimi dyshohet se është organizuar nga njerëz të afërt të kryeministrit Zdravko Krivokapiq.

Protestuesit, për 15 minuta, kanë bllokuar qarkullimin në bulevardin “Stanko Dragojeviq” para Ministrisë së Financave dhe Mirëqenies Sociale.

Më 19 janar, Lëvizja Qytetare Ura, e udhëhequr nga zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, dorëzoi në procedurë parlamentare mocionin për mosbesimin e qeverisë.

Ndërkaq, Krivokapiq ka bërë të ditur se ia ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritashëm, Dritan Abazoviq./GazetaSinjali/