image “Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim”, protestë në mbështetje të Kosovës para ambasadës serbe në Tiranë

Shqipëri

“Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim”, protestë në mbështetje të Kosovës para ambasadës serbe në Tiranë

news image

Qytetarë të shumtë kanë zhvilluar sot një protestë para Ambasadës së Serbisë në Tiranë, të shoqëruar me veshje popullor dhe flamurin shqiptar.

“Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim”, ishin këto thirrjet e qytetarëve para ambasadës serbe në Tiranë.

Protestuesit i kanë bërë thirrje Serbisë të ndërpresë fushatën kundër Kosovës.

“Hiqni duart nga Kosova”, kanë qenë thirrjet e qytetarë, ndërsa i kanë bërë thirrje autoriteteve të mos përkrahin Serbinë.

/GazetaSinjali/