image Protestë më 20 maj, Jasharaj: Nëse Kurtit i dhimbsen nxënësit, të ulet të bisedojë me ne

Arsim

Protestë më 20 maj, Jasharaj: Nëse Kurtit i dhimbsen nxënësit, të ulet të bisedojë me ne

news image

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se janë duke u përgatitur për protestën e 20 majit para Qeverisë së Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Jasharaj gjatë vizitës në shkollën fillore ‘Asim Vokshi’ në Prishtinë, ku përcolli nga afër rrjedhën e grevës një orëshe, ka thënë se shtetit i mbetet t’i respektojë mësimdhënësit.

Sipas tij, nëse Qeverisë Kurti i dhimbsen nxënësit dhe humbja e orëve mësimore, duhet të ulet me sindikatat dhe të bëjë një zgjidhje.

 “Nëse i dhimbsen Qeverisë Kurti nxënësit dhe mësimi le të ulet me sindikatat dhe të bëjë zgjidhje. Urojmë që greva e sotme të tingëllojë në veshët e qeverisë, por jemi duke u përgatitur edhe për 20 maj për protestën në Prishtinë. Pastaj çfarëdo që ndodh do të vendosni ju”, tha Jasharaj para mësimdhënësve të shkollës.

Kreu i SBASHK-ut shtoi se zgjidhje ka dhe është i hapur që të marrë çdo ide nga mësimdhënësit.

“Edhe pas 20 majit ne do të ju pyesim juve…Ju lus më 20 maj të jemi më shumë para qeverisë…Ta gjejmë një zgjidhje”, u tha mësimdhënësve Jasharaj.

/GazetaSinjali/