image Protestë kundër plagjiaturës, baltoset Rektorati i UP-së

Kosovë

Indinjata/ Protestë kundër plagjiaturës, baltoset Rektorati i UP-së

news image

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim dhe Admovere ka mbajtur një protestë tek Rektorati i Universitetit të Prishtinës.

Të indinjuar, protestuaesit kanë hedhur baltë në muret e këtij institucioni.

Me këtë rast u tha se kjo është fytyra e vërtetë e Universitetit të Prishtinës.

Ata kanë kërkuar shkarkimin e Këshillit të Etikës së UP-së, që nuk kanë trajtuar rastet e profesorëve me plagjiaturë.