Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim dhe Admovere ka mbajtur një protestë tek Rektorati i Universitetit të Prishtinës.
Të indinjuar, protestuaesit kanë hedhur baltë në muret e këtij institucioni.
Me këtë rast u tha se kjo është fytyra e vërtetë e Universitetit të Prishtinës.
Ata kanë kërkuar shkarkimin e Këshillit të Etikës së UP-së, që nuk kanë trajtuar rastet e profesorëve me plagjiaturë.