image Protestat në Serbi, shërbimi sekret i ndalon dy shtetas izraelitë në lidhje me trazirat

Rajon

Protestat në Serbi, shërbimi sekret i ndalon dy shtetas izraelitë në lidhje me trazirat

news image

Shërbimi sekret i Serbisë (BIA), ka ndaluar dy shtetas izraelitë për shkak të protestave që kanë nisur në Beograd, të cilat kanë filluar të eskalojnë.

Siç raportojnë mediat serbe, bëhet fjalë për R.L (1999) i lindur në Ukrainë dhe A.F (2002) i lindur në Kirgistan.

I pari kishte hyrë në Serbi më 19 qershor, derisa i dyti më 3 korrik.

Të dy ishin ndaluar mbrëmjen e djeshme, derisa ishin liruar shpejtë pasi prokuori dhe gjyqtari kishin konstatuar se nuk ka ndonjë bazë për të marrë ndonjë vendim tjetër.

Protestat në Serbi kanë shpërthyer si kundërshtim rreth vendimit të Vuçiqit për orë policore shkaku i pandemisë./ Gazeta Sinjali/