image Protestat në Iran, është suspenduar 'policia e moralit'

Botë

Protestat në Iran, është suspenduar ‘policia e moralit’

news image

Irani ka pezulluar policinë e tij të moralit, tha prokurori i përgjithshëm iranian ndërsa protestat në vend vazhdojnë në muajin e tretë.

Protestat shpërthyen menjëherë pas vdekjes së Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare e cila u arrestua nga një njësi e policisë së moralit në Teheran, pasi dyshohet se nuk i përmbahej kodit të veshjes së detyrueshme të vendit për gratë.

Të shtunën, prokurori i përgjithshëm Iranian, Mohammad Jafar Montazeri, ka thënë për mediat lokale që operacionet e policisë së moralit kanë marrë fund.

Policia e moralit “nuk ka asnjë lidhje me gjyqësorin dhe është mbyllur nga i njëjti vend nga ishte nisur në të kaluarën”, tha ai, duke iu përgjigjur thuhet se në një pyetje se pse është mbyllur policia e moralit, raporton  Al Jazeera.

/GazetaSinjali/