image Protesta të dhunshme kundër masave antiCOVID në gjithë Evropën - Sinjali

Protesta të dhunshme kundër masave antiCOVID në gjithë Evropën

news image

Protestat në vendet evropiane kundër kufizimeve të reja COVID-19 u shndërruan në të dhunshme gjatë fundjavës, ndërsa rastet vazhdojnë të rriten në kontinent, sipas CNN.

Trazirat shpërthyen në Hagë të shtunën mbi masat e reja të Qeverisë holandeze për koronavirusin.

Një protestues duke hedhur gurë në drejtim të njësitit kundër trazirave të policisë, teksa zhvilloheshin përleshje gjatë një demonstrate në Bruksel, Belgjikë, kundër masave për luftimin e COVID-19 në vend, përfshirë pasaportën shëndetësore. (21 nëntor 2021)

Holanda rihyri në tri javë lockdown të shtunën e kaluar dhe tani po planifikon të ndalojë personat e pavaksinuar të hyjnë në disa vende.

”Pesë oficerë policie u plagosën gjatë përleshjeve në Hagë, ku një u dërgua në spital duke pësuar tronditje dhe dy pësuan dëmtim të dëgjimit nga fishekzjarrët me zë të lartë”, tha policia në një deklaratë.

Mijëra protestues morën pjesë në një marshim kryesisht paqësor në kryeqytetin Amsterdam të shtunën.

Protestuesit duke u përleshur me policinë në Bruksel, gjatë një demonstrate kundër masave të qeverisë së Belgjikës për të frenuar përhapjen e koronavirusit, dhe kundër vaksinimit të detyrueshëm. (21 nëntor)

Rreth 40 mijë persona u mblodhën të shtunën në rrugët e Vjenës në protestën më të madhe të vendit lidhur me koronavirusin deri më tani.

Policia u përpoq të qetësonte protestën dhe ndaloi së gjobituri ata që nuk mbanin maska.

Demonstruesit duke marshuar në mënyrë paqësore gjatë një proteste në Kopenhagë, kundër kufizimeve të reja të caktuara nga qeveria e Danimarkës, për të luftuar pandeminë e COVID-19. (20 nëntor)

Nga e hëna, vetëm personat me pasaporta COVID mund të hyjnë në ndërtesat qeveritare dhe publike në Kroaci./GazetaSinjali/

Protestuesit duke përqafuar njëri-tjetrin gjatë një demonstrate në Amsterdam, Holandë, kundër masave për luftimin e koronavirusit. (20 nëntor)

Shpërndaje artikullin