Përveç në Prishtinë, nga ballkonet qytetarët kanë protestuar edhe në Pejë e Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Me tenxhere, lugë e mjete jo të rrezikshme qytetarët tash e tre ditë po protestojnë për zhvillimet e fundit politike, konkretisht për mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti i cili pritet të votohet javët e ardhshme në Kuvendit e Kosovës.
Protesta e tyre po bëhet në ballkone të shtëpive dhe banesave ku janë izoluar tash e një javë si masë preventive për mospërhapjen e koronavirusit.
Kujtojmë që, deri tani në Kosovë janë konfirmuar 28 raste të prekura me COVID -19./Gazeta Sinjali/