Deputetja e PD, Grida Duma ka ngritur në Kuvend shqetësimin e pedagogëve shqiptarë të cilët kanë nisur protesta dhe kërkojnë rritje pagash dhe rritje të fondit për kërkimin shkencor.
Duma në fjalën e saj tha se me aq fonde sa janë përcaktuar për satelitët që do kapin ndërtimet pa leje, mund të bëhen së paku tre biblioteka të mira për universitetet.
“6 milionë për të marrë dy ufo satelitë për të kap ndërtime pa leje. Me 6 milion së paku 3 biblioteka të mira për 3 universitete.
Pedagogu sot po kërkon pagën që të mos emigrojë, që të jetoje se pedagog ende jo 1500 euro por nuk e bën dot as me 2 mijë euro me nivelin që kërkon universirteti për të qenë konkurues. Kjo çështja e gjëmimeve do ju vijë padiskutim e nuk do ndiheni më mirë”, tha Duma.