image Propozimi për shtrenjtim të rrymës, bordi i ZRrE-së raporton sot në Komision për Ekonomi

Kosovë

Propozimi për shtrenjtim të rrymës, bordi i ZRrE-së raporton sot në Komision për Ekonomi

news image

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë do të raportojë sot në Komisionin për Ekonomi.

Raportimi i bordit të ZRrE-së do të jetë në lidhje me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.

“Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë raporton në Komisionin për Ekonomi lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 11:00)”, thuhet në njoftim.

Qeveria e Kosovës është zotuar se do të ndajë 75 milionë euro si ndihmë për qytetarët dhe bizneset për t’i përballuar çmimet e reja të energjisë elektrike./GazetaSinjali/