image Propozimi i Albin Kurtit për Malin e Zi për aleancë kundër Serbisë

Kosovë

Mediat malazeze/ Propozimi i Albin Kurtit për Malin e Zi për aleancë kundër Serbisë

news image

Albin Kurti, kandidati për kryeministër të Kosovës që i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit duket se e ka një propozim të gatshëm për presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, për aleancë kundër Serbisë.

Sipas asaj që shkruan “Borba” nga Mali i Zi, thuhet se në këmbim të kësaj aleance, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të rihapë më çështjen e demarkacionit Kosovë-Serbi.

“Sapo të marr përsipër postin e kryeministrit do të takohem me homologun malazez dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë”, citohet të ketë thënë Albin Kurti.

Gazeta thotë se Kosova tashmë e sheh Malin e Zi si aleatin e saj të vetëm kundër Beogradit, duke qenë se tashmë Tirana zyrtare po e mbështet krijimin e projektit të quajtur ‘minishengen”.

Tutje sipas këtij mediumi edhe deklaratat e kreut të VV-së lidhur me atë se raportet Kosovë- Mal i Zi janë shumë të mira dhe se Prishtina e vlerëson mbështetjen e Podgoricës kur bëhet fjalë për pavarësinë.

Ndryshe marrëveshja për demarkacionin në mes dy shteteve është ratifikuar në dy Kuvendet respektive. Në marrëveshjen e demarkacionit të Kosovës, po ashtu kishte qenë pjesë edhe raporti ku kërkonte korrigjime të mundshme lidhur me gabimet eventuale./Gazeta Sinjali/