Në çdo fillim muaji, të gjithë mendojnë si e si të duken bukur, me gjithë ndryshimet e motit. Kuptohet, pjesa më e madhe e jona sytë i kanë drejtuar nga të famshmit
Dhe ja ku janë disa prej tyre, që njihen për stile të veçanta në çdo lloj stine. Këtu keni disa propozime nga Ashley Olsen, Alexa Chung etj.
Nise nëntorin me disa ide prej tyre dhe ji e sigurt se stili i zgjedhur është ai që të përfaqëson më shumë.
Keira Knightley
Një pulovër e gjerë dhe një palë xhinse. Një pamje fundjave me shumë stil.
Emily Ratajkowski
Xhaketë lëkure, pantallona me printe dhe këpucë ortopedike. Pamje luksi.
Gigi Hadid
Një pamje e pastër. Me pellush të bardhë dhe fund të bardhë. Shall vishnjë për të thyer ngjyrën.
Ashley Olsen
Për një mbrëmje jashtë, ky propozim është interesant. Fustan me printe, i gjatë deri në fund të këmbëve. Mos harro vathët e gjatë apo edhe aksesorë të tjerë.
Bella Hadid
Xhinse me bel të lartë dhe një pulovër të bardhë të shkurtër, këpucë të hapura me lidhëse.
Alexa Chung
Xhaketë lëkure, pantallona xhins të ngushta dhe ndonjë aksesor të shtuar.
Victoria Beckham
Ajo në çdo stinë propozon stil. Pulovër të gjatë mbi fund të ngushtë dhe taka chunky.
Sienna Miller
Pallto në ngjyrë deveje, hedhur mbi një triko, xhinse të zeza.
Rosie Huntington – Whiteley
Nëse kërkon një pamje udhëtimi, ky është i duhuri. Një xhaketë femërore, xhinse të zeza të çara dhe një bluzë.