image Pronari i ‘Doncafe House’ në Pejë dhe familja e tij rezultojnë negativ në testimin për Covid-19

Sociale

Pronari i ‘Doncafe House’ në Pejë dhe familja e tij rezultojnë negativ në testimin për Covid-19

news image

Pronari i restorantit në Pejë ‘Doncafe House’, Valon Tigani, së bashku me familjen e tij kanë rezultuar negativ në testimin për koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin për rezultatin negativ të testimit, Tigani informon gjithë klientët e ‘Doncafe House’ dhe ‘Don Terazza’ se bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së, dy restorantet janë dezinfektuar dy herë radhazi dhe sonte do të dezinfektohen sërish.

Tutje, ai njofton se stafi është i pajisur me maska, dorëza dhe dezinfektues.

Tigani shkruan se ka kërkuar të testohet për çështje sigurie, ndër të tjera ai falënderon miqtë dhe klientët për kujdesin përmes mesazheve, gjatë kohës sa ishte në pritje të rezultatit. /Gazeta Sinjali/

Postimi i tij i plotë:  

https://www.facebook.com/don.valoni/posts/10220814931735856