Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka mbyllur rastin për të cilin sot këshilltari i Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë, Shkëlzen Gashi u ftua për intervistim nga Policia.
Gashi u intervistua sot nga Policia lidhur me një postim në Facebook, ku bënte thirrje për rezistencë ndaj zhvillimeve të jashtme politike, shkruan Gazeta Sinjali.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka pranuar një raport njoftues nga Policia e Kosovës-DHKR (Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda), lidhur me një postim në rrjetin social “facebook”, të publikuar nga Shkëlzen Gashi, këshilltar i Kryeministrit në detyrë, ku pas analizimit të këtij rasti, Prokurori i Shtetit konsideron se nuk kemi të bëjmë me elemente të veprës penale, prandaj, me autorizimin e prokurorit kompetent rasti është mbyllur”, njofton Prokuroria Themelore e Prishtinës. /Gazeta Sinjali/