Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 15 personave të dyshuar për falsifikim të dokumenteve dhe krime financiare, shkruan Gazeta Sinjali.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër 15 të pandehurve për veprat penale: “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 398 i KPRK-së, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 395 të KPRK-së dhe “Shmangia nga Tatimi nga neni 313 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Prokuroria njofton se inicialet e të akuzuarve janë: N.L, B.A, A.K, B.R, B.A, B.Z, B.R, E.P, E.G, F.H, T.V, SH.R, A.H, M.H, dhe H.S.
Në aktakuzë i është propozuar Gjykatës që këta të pandehur të shpallen fajtorë dhe të gjykohen sipas ligjit, për veprat penale për të akuzohen. /Gazeta Sinjali/