image Dymbëdhjet padi ndaj serbëve të dyshuar për krime të luftës

Kosovë

Dymbëdhjet padi ndaj serbëve të dyshuar për krime të luftës

news image

12 padi ndaj serbëve të dyshuar për krime të luftës janë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale. Dorëzimin e tyre e ka bërë zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të luftës në Gjakovë.

Shkendije Hota, nga kjo zyrë tha se kontingjenti i këtyre kallëzimeve penale është bërë nga vetë dëshmitarët e rasteve, ku si të tillë kanë qenë vetë prezent qoftë vrasje apo dhunime seksuale nga forcat serbe.

“Le të bëjmë presion sa më shumë që kriminelët të cilët janë pjesëmarrës të këtyre krimeve në komunën e Gjakovës të fillojnë një procedurë penale ndaj tyre. Këto kallëzime penale nuk janë përralla, por ngjarje të vërteta. Ne e dimë se si shkojnë procedurat gjyqësore. Ne nuk presim që këto të bëhen me shkop magjik”, tha ajo.

Hota tha se paditë që janë dorëzuar më herët, tash janë në polici,dhe se ajo shpreson që do të punohet në këtë aspekt. Ajo shtoi se vetëm në komunën e Gjakovës ka mbi 1600 persona të vrarë, e rreth 5000 raste të dhunimeve, ku kriminelët dihen me emër e mbiemër dhe për të cilët ekzistojnë edhe fotografitë.