image Specialja nis hetimet për dokumentet misterioze që pranoi OVL-UÇK - Sinjali

Specialja nis hetimet për dokumentet misterioze që pranoi OVL-UÇK

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), përmes një komunikate për media thotë se ka pranuar pyetje të shumta nga mediat lidhur me hetimin rreth dërgimit të dokumenteve në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, të cilat dokumente potencialisht ndërlidhen me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Prokuroria Speciale njofton se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka nisur hetimet lidhur me këtë çështje.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka shprehur gatishmëri të asistojë në këtë rast, nëse diçka e tillë i kërkohet nga Specialja.

Me këtë rast, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka përsëritur që zbulimi i paautorizuar i dokumenteve konfidenciale ose informacionit lidhur me dëshmitarët e mbrojtur nënkupton shkelje të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe mund të jetë e dënueshme me burgim.

Kujtojmë që këtë të hënë Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përmes një konference, pretendoi se ka pranuar mbi 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale, nga persona të panjohur./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin