image Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj katër personave për shpërlarje të parave

Drejtësi

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj katër personave për shpërlarje të parave

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër katër të pandehurve me iniciale B.T, Q.T, A.T, dhe J.T, shtetas të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftim thuhet se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Shpërlarja e parave”, nga neni 302 të KPRK-së dhe ligjit nr. 05/L96 neni 56 paragrafi 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së.

Në aktakuzë është propozuar edhe konfiskimi i pasurisë së paluajtshme, pronë e të pandehurve, e cila gjatë fazës së hetimeve ka rezultuar të jetë pasuri e fituar me vepër penale. /Gazeta Sinjali/